Petrovska: Nuk ka pse të kthehet shërbimi ushtarak në RMV

Read Time:1 Minute, 21 Second

“Nuk kemi kërcënim të rritur për sigurinë në vend, që ta kthejmë shërbimin e obliguar ushtarak, e për këtë duhet investim edhe të shumë mjeteve shtesë financiare”, deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në intervistë për AIM, të dhënë pas përfundimit të takimit të Këshillit veriatlantik në Bruksel.

“Kur flasim për mundësinë për kthimin e shërbimit ushtarak, duhet të dimë se cilat janë pasojat ose sfidat, me të cilat ndoshta do të ballafaqohemi si shtet. Fillimisht nuk kemi kërcënim të rritur të sigurisë që ta kthejmë shërbimin ushtarak. Megjithatë, dhe jo vetëm në aspekt të kërcënimit, kjo do të thotë investim edhe të më shumë mjeteve shtesë financiare dhe çka është edhe më me rëndësi, kjo do të thotë se të gjitha ata që do të mbushin 18 vjet, nëse shërbimi bëhet i obligueshëm, nuk do të mund të jenë aktivë në tregun e punës në atë periudhë, as ta vazhdojnë me kohë procesin arsimor”, deklaroi Petrovska.

Sipas saj, në kohë të sotme, kur të rinjtë janë të etur ose të mësojnë diçka më tepër ose të fitojnë, shkurtimi ose anulimi i kësaj të drejte të tyre më shumë do të jetë në dëm, jo vetëm për ta, por edhe për shtetin.

“Konceptin e shërbimit ushtarak e kemi braktisur diku në periudhën 2005-2006 dhe personalisht, nëse pyetem unë, edhe si qytetar, por edhe si ministre e Mbrojtjes, do të them se ky ishte një ndër vendimet më të mira që janë marrë në zhvillimin e Armatës sonë”, tha Petrovska, duke shtuar se falë këtij vendimi, kemi armatë profesioniste, ndërsa profesionalizmi i saj e mban cilësinë e Armatës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post MPB-Maqedoni: Me SMS qytetarët do të njoftohen nëse e kanë pasaportën gati
Next post Historia e zgjedhjeve presidenciale në RMV, ja cili është kandidati shqiptar që ka fituar më shumë vota