Enver Petrovci, pjesë e kastit të filmit propagandues serb kundër shqiptarëve – “Konsulli Rus”

Read Time:1 Minute, 51 Second

Serbia njihet për përdorimin e medieve dhe filmave si mjete për shpërndarjen e propagandës së saj politike, sidomos kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Konsulli Rus”, është një prurje e re kinematografike serbe e vitit 2024, që shfaq propagandë të pastër kundrejt shqiptarëve të Kosovës, kinse ata i dëbuan serbët nga Kosova duke përdorur dhunë.

Edhe pse filmi paraqet puro propagandë, pjesë e kastit të këtij filmi janë edhe shqiptarët nga Kosova, aktorët Enver Petrovci, Mensur Safqiu dhe Visar Vishka.

“Filmi trajton historinë e një psikiatri serb, i quajtur Ilija Jugoviç, të cilit pasi i vdes një pacient në Beograd, zhvendoset në Prizren të Kosovës, nën dënimin e Partisë, ku punësohet si mjek i përgjithshëm në një spital lokal. Atje ai takohet me profesorin e historisë Ljubo Bozhoviç, të vetëshpallurin ‘Konsull rus’, një pacient me sa duket me probleme psikike, i cili pretendon se së shpejti “Rusia do të bëhet përsëri Rusi, dhe Kosova do të bëhet sërish Serbi”, thuhet në përshkrimin e historisë së filmit.

Në personazhin e “Konsullit Rus” paraqitet Halit Berisha.

“Halit Berisha, i dëbon serbët nga Kosova me presione të ndryshme mizore: ushtron dhunë ndaj fëmijëve serbë nëpër shkolla, frikëson popullatën vendase, i pengon ata të marrin kujdesin shëndetësor, ngacmon familjet, u fut atyre pasiguri dhe ankth. Pra, radha i ka ardhur Ljubo Bozovicit, të cilin Berisha tenton ta nxjerrë nga shtëpia dhe ta largojë nga Kosova. ‘Konsulli rus’ refuzon të shesë shtëpinë dhe përplaset me Berishën. Doktor Ilija Jugoviq qëndron nën mbrojtjen e tij”, thuhet tutje në përshkrimin e historisë së filmit propagandues.

Gjithsesi, Petrovci së fundmi ka bërë bujë me një deklaratë të thënë në emisionin e Adelina Ismailit, që transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës, ku ka fyer publikisht ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Duke e ngritur lartë figurën e kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti, Petrvoci ka përdorur gjuhë përçmuese kundrejt ish-drejtuesve të UÇK-së, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre nëse “lufta nuk do të ekzistonte”.

Deklarata e Petrvocit ka shkaktuar reagime të ashpra nga figura të ndryshme të kulturës dhe politikës në Kosovë, të cilët e kanë kritikuar atë për përdorimin e gjuhës fyese kundër ish krerëve të UÇK-së.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Arrestohen dy persona për vrasjen e mjekut në Shkup/ Motivi nuk ka lidhje me profesionin
Next post BDI: Nga “Fronti Europian” ka frikë edhe Mickoski