RMV/ ‘Master debatet’ me kandidatët për president nuk do të realizohen

Read Time:1 Minute, 45 Second

Pavarësisht synimeve të mira në këtë proces dhe bashkëpunimit mes shtabit zgjedhor, rrethanat politike dhe mediatike për momentin nuk janë të qëndrueshme për të krijuar kushtet për zhvillimin e “master-debateve” të paralajmëruara disa ditë më parë, njoftoi kabineti i presidentit Stevo Pendarovski.

“Në periudhën e kaluar, përmes komunikimit intensiv të shtabit zgjedhor të të shtatë kandidatëve për president, u arrit konsensus për mbajtjen e dy të ashtuquajturave “master debate”. Në këtë mënyrë, në frymën e demokracisë dhe transparencës, publiku do të ndiqte një debat të hapur për çështjet që pretendojnë kandidatët për president dhe programet e tyre”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet se, shtabi i kandidatit Stevo Pendarovski ka mbajtur takime me personat përgjegjës nga televizionet kombëtare, si dhe takime të mëvonshme me përfaqësues të shtabit zgjedhor të kandidatëve presidencialë për të tejkaluar çështjet e hapura, për të kapërcyer dallimet, për të përmbushur disa kërkesa më specifike.

“Por fatkeqësisht, pavarësisht synimeve më të mira në këtë proces dhe bashkëpunimit mes shtabit zgjedhor, rrethanat politike dhe mediatike për momentin nuk janë të qëndrueshme për të krijuar kushtet për zhvillimin e këtyre “master-debateve”, thuhet në njoftim.

Debatet ishin parashikuar të mbaheshin në terren neutral dhe të transmetoheshin nga televizioni kombëtar, si dhe në platformat sociale.

Ndryshe, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.

Në fletën e votimit për zgjedhjet presidenciale këto janë radhitjet:

  1. Kandidati i LSDM-së – Stevo Pendarovski është me numrin një.
  2. Numër dy është kandidatja e VMRO-DPMNE-së – Gordana Siljanovska-Davkova.
  3. Numër tre është kandidati i GROM-it – Stevço Jakimovski.
  4. Me numrin katër është kandidati i BDI-së, Bujar Osmani.
  5. Me numrin pesë Biljana Vankovska-Cvetkovska, kandidate e së Majtës.
  6. Me numrin gjashtë është Arben Taravari nga VLEN.
  7. Me numrin e shtatë kandidati i ZNAM, Makism Dimitrievski.
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Duraku: Në vitin 2001, kemi pasur një togë prej romëve në Brigadën 112 të UÇK-së
Next post Faton Ahmeti: Shumë struktura të Alternativës i bashkangjiten BDI-së