RMV: Mbështetje financiare deri në 5 mijë euro përmes projektit “Ndërtimi i urave të reja”

Read Time:53 Second

Në muajin prill do të mund të aplikojnë shkollat e Maqedonisë së Veriut për të fituar mbështetje financiare deri 5 mijë euro për realizimin e projekteve në kuadër të misionit “Ndërtimi i Urave të Reja”.

“Thirrja është për Fondin e Arsimit të Integruar, i cili do të ofrojë mbështetje për Shkolla publike, fakultete për trajnim për mësimdhënës/fakultete pedagogjike dhe komuna për të promovuar aktivitete të përbashkëta shkollore  ndërmjet fëmijëve që mësojnë në gjuhë të ndryshme”, njoftoi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

“Ndërtimi i Urave të Reja” është mision i realizuar ndërmjet Misionit të OSBE-së në Shkup dhe Ministrisë për Arsim dhe Shkencë. Përmes projekteve të tilla planifikohet integrimi ndëretnik i nxënësve që mësojnë në gjuhë të ndryshme.

Mbështetës të këtyre projekteve janë Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë, Dukata e Madhe e Luksemburgut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Afati për aplikim është deri më 30 prill, ndërsa periudha për zbatimin e projekteve është prej qershorit të këtij viti deri në qershor të vitit të ardhshëm. Aplikimi kryhet përmes adresës BNB.mk@osce.org.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post Osmani: Politika e dyerve të hapura të NATO-s dhe zgjerimi i BE-së janë kyçe për përballimin e kërcënimeve ruse të sigurisë
Next post Zv/ministri Bushi vizitoi në spital njërin nga të plagosurit në Haraçinë