
VLEN: BDI s’ka hallin e drejtësisë, por të vëmendjes mediatike
BDI luan rolin e viktimës përpara kamerave, por edhe këtë herë u kapën në mashtrim. Dorëzuan nismë për komision hetimor me vetëm 16 deputetë, ndërkohë që Kushtetuta kërkon së paku 20. Pra, ose nuk e dinë Kushtetutën, ose thjesht duan shoë mediatik!
E vërteta është e thjeshtë: BDI nuk e ka hallin e Kreshnik Bekteshit, as të drejtësisë për Koçanin. Ata qajnë vetëm për një gjë – vëmendjen që po u ikën çdo ditë!
Madje, nuk janë në gjendje as ta konsolidojnë grupin e vet parlamentar, të ashtuquajturin “Front Evropian”. Nga 18 deputetë që ka ky lloj Fronti arritën të sigurojnë vetëm 16 firma – kjo flet më shumë se çdo deklaratë për gjendjen e brendshme në këtë grupim. Kur s’mund t’i bindin as deputetët e vet, si mund të kërkojnë drejtësi publike?
E në këtë panik politik që po i kaplon çdo ditë, BDI është e gatshme të shkojë deri në fund – të bojkotojë zgjedhjet lokale dhe të përpiqet të shkaktojë krizë politike, vetëm për të shpëtuar vetveten dhe për të shmangur përgjegjësinë që po e afrohet.
Ndërkohë, VLEN është e vendosur që e vërteta të mos manipulohet! Kërkojmë komision hetimor për të gjitha tragjeditë, jo vetëm për ato që BDI i përdor për propagandë – nga Llaskarca, spitali modular në Tetovë, Besa Trans, e deri te Koçani. Nuk do të lejojmë që BDI të luajë rolin e selektorit të dhimbjes dhe të drejtësisë!
Të jemi të qartë: VLEN dëshiron që Kreshnik Bekteshi të dëshmojë pafajësinë e tij, sepse pavarësisht se jemi kundërshtarë politikë, ne nuk duam që asnjë shqiptar të mbajë barrën për tragjedi. Por këtë e vendos drejtësia, jo BDI, jo politika!
Të Tjera
Drejtori i Spitalit “13 Nëntori” në pranga për ryshfet, ASH distancohet dhe kërkon hetim të shpejtë
Muhsin Arifi, drejtor i Institutit Shëndetësor Publik “13 Nëntori” në Shkup dhe anëtar i Aleancës për Shqiptarët, është arrestuar nga...
Takimi 3 orë i VLEN-it pa marrëveshje
Takimi i mbrëmshëm i krerëve të koalicionit VLEN ka përfunduar pa asnjë rezultat konkret. Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët...
Ali Ahmeti takohet me ambasadoren e Republikës së Kroacisë
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, znj. Nives Tiganj, me të cilën zhvilluam një takim të...
Taravari: Në VLEN kemi zëvendësministra që nuk shkojnë në punë, ose shkojnë vetëm një ditë në javë
Kryetari i ASH-së, njëherë edhe ministër i Shëndetësisë, Arben Taravari në “Click Plus” në TV21 tha se koalicionit VLEN i...
Alarm për bomba në dy shkolla në Shkup
Sërish panik në Shkup – këtë mëngjes janë raportuar kërcënime për bomba në dy shkolla të mesme. Sipas MKD.mk, dy...
Të gjithë sytë ka Taravari, rekord shikueshmërie në TV21
Sonte rikthehet ClickPlus dhe si mysafir i parë është kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e koalicionit VLEN, Arben Taravari,...
Average Rating