Ademi: Nuk mund të ketë Qeveri stabile pa badenter!
Fronti Evropian ka përsëritur sot se nuk mund të ketë qeveri legjitime dhe parimore në rast se ajo nuk zgjedhjet me badenter, përkatësisht në rast se VMRO – DPMNE nuk formon qeveri me partinë fituese te komuniteti shqiptare.
Arbër Ademi nga ky bllok politik, në deklaratën e dhënë për media pas debatin të organizuar për temën e badenterit, akuzoi VMRO – DPMNE-së se, parapëlqen ta suspendojë demokracinë te komunitetet tjera dhe tenton të imponojë supremacinë dhe dominancën e vet edhe si komunitet po edhe si parti ndaj komuniteteve tjera.
“Badenteri në mënyrë implicite, gjysmë eksplicite përcakton nëse reprezenti i vullnetit te komunitet jo shumicë nuk mund të mbetet i papërfillshëm. Pra, qeveri mund të kesh me 61 po njëkohësisht duhesh të kesh edhe me badenter, pastaj mos të ankohemi se nuk po funksionojnë institucionet, s’po ecin përpara proceset reformuese” – tha Ademi.
I pyetur se si do të veprojnë në rast se VMRO – DPMNE nuk fton në koalicion qeveritar partinë fituese te shqiptarët, Ademi tha se nuk shqetësohen për këtë, pasi për të është prioritet partneritet që kanë me qytetarët.
“Ne në fokus si opsion politik Fronti Evropian e ka partneritetin e pashkëputshëm me qytetarët, me shqiptarët, me qytetarët, me të gjithë ata që janë përfitues të Marrëveshjes së Ohrit si komunitete dhe populli foli. Edhe në komunat të cilat janë të pastra etnikisht ku janë shqiptarët Fronti Evropian ka shënuar një fitore të madhe” – Arbër Ademi.
Çështja e badenterit u aktualizua, pasi VMRO DPMNE, e cila doli fituese në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, paralajmëroi se nuk do të ftojë në koalicion BDI-në, edhe pse kjo e fundit fitoi më shumë vota më 24 prill se sa blloku opozitar shqiptar. /tvklan.mk/
Të Tjera
NATO dislokon trupa në RMV dhe Kosovë
Kështu njoftoi NATO-ja më 30 shtator, duke thënë se kjo është hera e parë që forca të ARF-së do të...
Dauti: Nuk lejova që VMRO dhe LSDM ta fusin në rend dite Ligjin për “branitellat”
Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-së në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, sërish kërkuan...
Anketë: BDI forca e dytë politike në vend
BDI E VETME 13.9%, KATËR PARTI TË VLEN – 11.7% Katër partitë pjesë e koalicionit VLEN bashkë gëzojnë përkrahjen e...
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser
Ministri i Administratës, Goran Minçev, ka ndaluar punësimet me balanser. Për këtë, ka shkruar Anita Latifi ku pushtetit, ia uroi...
Alpinistja e zhdukur gjendet e vdekur në Malin Sharr
Një apliniste 72-vjeçare sot në mëngjes është gjetur në Malin Sharr në rajonin e Lubotenit, pa shenja jete, njoftoi Qendra...
Rrahu nënën e tij, arrestohet 32 vjeçari nga Gostivari
Me datë 30.09.2024, në ora 01:10, zyrtarë policorë të Policisë së Gostivarit në rrugën ,,18 Nëntori” në Gostivar kanë privuar...
Average Rating