Kolumnë e përbashkët Zaev – Cipras për “Euroactiv”: Po shkelet fryma e “Prespës”!
Thuajse 30 vite pas rënies së murit të Berlinit dhe shkatërimit të Jugosllavisë, dy vendet tona ishin të ndara rreth “kontestit për emrin” që u bënin obstruksione raporteve midis popujve tanë dhe dobësoi stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” – shkruajnë dy ish-Kryeministrat e Greqisë dhe RMV-së, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, në kolumnën e përbashkët për “Euroactiv”.
“Marrëveshja e Prespës dëshmoi se madje edhe kur pesha e historisë është e madhe, ku ka vullnet, ka edhe mënyra. Prespa – dikur një rajon i copëtuar nga lufta e ashpër qytetare në Evropë gjatë Luftës së Ftohtë, që detyroi me mijëra t`i braktisin shtëpitë e tyre si refugjatë, para 75 viteve – sot qëndron si simbol I paqës në vend të konfliktit, shpresën në vend të dhimbjes” – thuhet në kolumnën e përbashkët Zaev – Cipras.
Por, sic thuhet në këtë kolumnë, në 6 vitet e kaluara nuk janë vërejtur ngjarje për të cilët kanë shpresuar Ciprasi dhe Zaevi.
Ata përmendin bllokimin e procesit aderues të RMV-së, fillimisht nga Franca e viteve të fundit nga Bullgaria.
Por, sipas tyre, pas zgjedhjeve të fundit në RMV, udhëheqësia e re po jep deklarata provokative duke shkelur frymën e Prespës.
“BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta bëjnë të qartë se respektimi I Marrëveshjes së Prespës është rruga e vetme për integrimin e mëtejshëm demokratik, për aderimin evropian dhe mbështetjen para-aderuese. Shkelja e “Prespës” në mënyrë plotësuese do ta destabilizojë rajonin dhe do të rezultojë me sfidë ekzistenciale jo vetëm për të ardhmen evropiane të RMV-së, por edhe për të ardhmen e saj në përgjithësi” – thuhet mes tjerash në kolumnën për “Euroactiv” të ish-Kryeministrave Zaev dhe Cipras.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating