AUV me kontrolle në Kumanovë: Është asgjësuar rreth 100 kilogramë mish i pasigurt
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njofton se ka kryer kontrolle në disa restorante, mishtore dhe tregje në Kumanovë.
Ndërsa kanë asgjësuar përafërsisht 100 kilogramë mish dhe preparate të pasigurta.
“Për mospërputhjet e konstatuara – shitja e çorbës së ngrirë, vendosja në treg e preparateve të mishit të përgatitur të ngrirë (pleskavicë), shitja e mishit dhe e përgatitjeve të mishit pa deklarim, si dhe për vlefshmërinë e kaluar të kartave sanitare të punonjësve në operatorët ushqimorë dhe që nuk kanë pasur dokumentacion të plotë, janë shqiptuar masa vërejtjeje dhe gjobë në shumë prej 100 deri në 1000 euro në kundërvlerë në denarë, varësisht nga ashpërsia e kundërvajtjes dhe madhësia e operatorit ushqimor”.
“Inspektimet në këtë qytet përfshinë dy supermarkete të mëdha ku nuk u konstatuan mospërputhje me rregullat e sigurisë ushqimore”, thonë nga AUV.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating