Osmani: Angazhimi ynë politik, gjithnjë në dobi të interesave të qytetarëve
Në takimin me anëtarët e këshillave vendorë të lagjeve Fushë Topanë dhe Duqanxhik, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka vlerësuar se BDI ka arritur një nivel të lartë të zhvillimit të vet. Osmani ka theksuar se angazhimi politik i BDI-së është që secili anëtar të kontribuojë për t’u bërë pjesë e një organizimi që do ta bënte jetën më të mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, duke u angazhuar për zgjidhjen e problemeve të tyre të përditshme. Osmani ka bërë thirrje për ta kultivuar këtë ndjenjë dhe për të mos e shikuar partinë politike vetëm si një organizim të disa njerëzve që kanë interes për punësim, por si një mënyrë për të ndërtuar një jetë më të mire.
“BDI ka arritur në këtë nivel të zhvillimit të vet politik, që nuk e sheh organizimin politik si një grup i të rinjve të cilët vrapojnë atje mbas për vota për ndonjë punësim dhe këtu mbaron. Angazhimi politik është që secili kontribuon për t’u bërë pjesë e një organizimi, për ta bërë jetën më të mirë. Participimi i normave për shkak se janë të brengosura se në çfarë bote po i rrisin fëmijët e vet, në çfarë lagjeje po rriten fëmijët e tyre, ato kushte i përcakton politika, nuk ka ndonjë tjetër përveç se instrumenteve të pushtetit.
Dhe kur ne e kemi mbërritur këtë stadium kur një nënë, kur një motër, një kryeplak por edhe një i ri apo intelektual, thotë se unë tani kam një vend se ku mund të jap kontributin tim për shoqërinë, ajo është më e mira që ne kemi mundur që ta arrijmë si pjekuri kolektive e popullit tonë.
Ta kultivojmë këtë ndjenjë, mos t’i shohim partitë politike vetëm si organizime të disa njerëzve që kanë interes për punësim. Por duhet shikuar nga aspekti që ajo është e vetmja mënyrë që unë të jap kontributin tim për një jetë më të mirë për familjen për njerëzit dhe për lagjen ku jetoj.
Të Tjera
“Ma shau motrën”! Apasiev “ju kërkon fer” deputetëve të VMRO-së!
Deputeti dhe lideri i së Majtës, Dimitar Apasiev, në seancën e sotme të Kuvendit fillimisht ka hyrë në një debat...
Osmani: Çdo përpjekje për të minuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, do të përballet me kundërshtim të vendosur dhe unitet të palëkundur!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj para deputetëve në Kuvendin e Kosovës tha se po i ndjek...
Shqipja në Maqedoninë e Veriut: Çfarë po e pengon zbatimin e Ligjit për gjuhët?
Një deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, rreth përdorimit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, u bë një...
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
“E konstruuar sipas modelit që ishte dikur, ende pa u përfunduar edhe pse kanë mbetur edhe shumë pakë ditë, sot,...
Kurti për bashkimin kombëtar: Jo, nuk është tash koha për këtë
“Jo, nuk është tash koha për këtë”, kështu i është përgjigjur pyetjes së prestigjiozes zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, kryeministri Albin...
Sela thirrje Mickoskit: Ta heqim 20%, meqë nuk keni asgjë kundër shqipes
“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari...
Average Rating