Elon Musk: Pacienti i implantit nga Neuralink mund ta lëvizë miun e kompjuterit përmes të menduarit

Read Time:1 Minute, 23 Second

Pacienti i parë njerëzor i implantuar me një çip truri nga Neuralink duket se është rikuperuar plotësisht dhe mund ta kontrollojë një mi kompjuterik duke përdorur mendimet e tyre, ka thënë themeluesi i startup-it, Elon Musk.

“Progresi është i mirë dhe pacienti duket se është shëruar plotësisht, pa asnjë efekt të keq për të cilin ne jemi të vetëdijshëm. Një pacient mund ta lëvizë miun rreth ekranit vetëm duke menduar”- ka thënë Musk në Evenimentin Spaces në platformën e mediave sociale X.

Musk tha se Neuralink tani po përpiqet të marrë sa më shumë klikime të butonit të miut nga pacienti. Neuralink nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për detaje të mëtejshme.

Neuralink implantoi me sukses një çip në pacientin e saj të parë njerëzor muajin e kaluar, pasi mori miratimin për rekrutimin e provës njerëzore në shtator 2023.

Studimi përdor një robot për ta vendosur në mënyrë kirurgjikale një implant të ndërfaqes tru-kompjuter në një zonë të trurit që e kontrollon qëllimin për të lëvizur, sipas Neuralink, duke shtuar se qëllimi fillestar është t’u mundësojë njerëzve ta kontrollonin një kursor kompjuteri ose tastierë duke i përdorur mendimet e tyre.

Musk ka ambicie të mëdha për Neuralink, duke thënë se do ta lehtësonte futjen e shpejtë kirurgjikale të pajisjeve të saj me çip për të trajtuar kushte si obeziteti, autizmi, depresioni dhe skizofrenia.

Neuralink, e cila u vlerësua në rreth 5 miliardë dollarë vitin e kaluar, është përballur me thirrje të përsëritura për shqyrtim në lidhje me protokollet e saj të sigurisë. Kjo kompani është gjobitur për shkeljen e rregullave të Departamentit Amerikan të Transportit në lidhje me lëvizjen e materialeve të rrezikshme./The Guardian

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous post LSDM: Mickoski është i rrethuar nga njerëz të lidhur me krimin
Next post Ajri i ndotur në Tetovë, apelohet për kujdes: Mbani maska dhe mos dilni pa nevojë